Lajm i papritur, ja ku po transferohet Ibrahimovic

17:58 | 22 Tetor 2019

Ish-ylli i Manchester United, PSG dhe Juventus, Zlatan Ibrahimovic dëshiron të kthehet në Serie A kur ai të përfundojë kontratën me LA Galaxy në fund të vitit, njofton Calciomercato.

Interi dhe Napoli janë destinacionet më të pëlqyera për Ibran’, megjithëse Milani mund të përpiqet ta tërheqë mbrapa, por mendohet se nuk kanë fonde, përcjell ORAinfo.

Një transferim në Bolonjë mund të jetë i mundur, ku ai mund të bashkohej me Sinisa Mihajlovic./ORAinfo/

Komento: