Lajm ‘katastrofal’ për Bayernin, ja ҫfarë ndodhi me yllin e skuadrës

15:36 | 14 Shtator 2019

Një lajm mjaft i keq ka ardhur për Bayernin.

Probleme nga infermieria për skuadrën kampione të Gjermanisë, Bayer Munich.

Sipas medieve gjermane, mesfushori Leon Goretzka ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë gjatë stërvitjes me kombëtaren gjermane në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020 dhe si pasojë i është nënshtruar një operacioni për të reduktuar hematomën e shkaktuar nga dëmtimi.

Për momentin drejtuesit e klubit bavarez nuk kanë dhënë asnjë sqarim rreth kohës së rikuperimit të 24-vjeçarit.

Por sipas raportimit të medieve thuhet se futbollisti do të mungojë për disa javë.

Komento: