Lajm katastrofal për Realin

23:09 | 13 Tetor 2019

Telashe për Realin.

Një muaj më parë, Luka Modric u rikthyer në Madrid i dëmtuar, lëndim i pësuar me Kombëtaren e Kroacisë.

Një muaj më pas, vetëm pak ditë rikuperimi, Luka Modric është dëmtuar sërish, dhe atë me Kroacinë.

Ai është detyruar të lërë fushën e lojës në minutën e 90-të, për të lëshuar fushën e lojës për Milan Badelj.

Nuk bëhet e ditur shkalla e dëmtimit, por Modric mbante me duar kofshën e djathtë dhe u largua nga fusha mes dhimbjeve.

Përveç Modric, në këtë ndeshje në 10 minutat e fundit ka çaluar edhe Gareth Bale dhe sipas AS, edhe ueslliani ka shqetësime që do të bëhen të ditura gjatë ditës së hëne.

Komento: