Lajm shokues për Barcelonen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lajm shokues për Barcelonen

15:45 | 09 Nëntor 2019

Barcelona drejt rekordit më të dobët të mbrojtjes.

Para 18 muajve, Barcelona kishte qenë skuadra më e mirë në Evropë në aspektin defansiv. Në prill të vitit 2018, Barcelona kishte pranuar më së paku gola në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Por, tani, situata ka ndryshuar.

Pavarësisht se kush ka qenë trajner – Pep Guardiola, Luis Enrique apo Ernesto Valverde – Barcelona ka qenë gjithmonë e njohur për cilësinë në fazën e sulmit, me lojtarë si Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar, David Villa dhe Pedro, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani, 35 skuadra në ligat e mëdha të Evropës kanë pranuar më pak gola se Barcelona këtë sezon.

Në La Liga, skuadra e Valverdes tashmë i ka humbur tri ndeshje – po aq sa sezonin e kaluar – dhe e kanë barazuar një tjetër. Marca shkruan se ka disa faktorë të ndryshëm që e sqarojnë këtë situatë.

Vija e mbrojtjes e Barcelonës nuk është e vetmja që duhet të fajësohet. Problemi qëndron te 11 lojtarët në fushë dhe presioni, ose mungesa e tij, që vjen nga sulmuesit dhe mesfushorët.

Në fazën e mbrojtjes, Gerard Pique s’ka qenë në formën e tij më të mirë. Ai tashmë është ndëshkuar me nëntë kartonë të verdhë në të gjitha garat këtë sezon.

Por, Barcelona ka probleme edhe në dy krahët e mbrojtjes. Junior Firpe s’i ka arritur pritshmëritë e krijuara për të, kur e zëvendëson Jordi Alban.

Valverde duhet t’i zgjidhë këto probleme të fazës së mbrojtjes sa më shpejt që të jetë e mundur. Katalonasit i kanë marrë mesatarisht 1.27 gola në ndeshje – një statistikë shumë më e lartë sesa në sezonet paraprake.

Për shembull, ata pranuan mesatarisht 0.55 gola në ndeshjet në dy sezonet kur e fituan për herë të fundit titullin e Ligës së Kampionëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!