Lajme fantastike nga gjendja shëndetësore e Michael Schumacherit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lajme fantastike nga gjendja shëndetësore e Michael Schumacherit

13:37 | 11 Shtator 2019

Michael Schumacherit i është rikthyer vetëdija.

Gazeta franceze, Le Parisien, raporton se Michael Schumacherit i është kthyer vetëdija, pasi e nisi një trajtim të veçantë në një spital në Paris, të hënën.

Shtatë-herë kampioni i Formula 1 u pranua në spitalin Georgres-Pompiduo nën masa të larta sigurimi, për një transfuzion të qelizave burimore të cilat ndikojnë në zvogëlimin e pezmatimeve, transmeton Gazeta Express.

Gazeta shton se gjermani 50-vjeçar – i cili vuajti nga një lëndim pothuajse fatal në tru në vitin 2013, gjatë një aksident skijimi në Alpet Franceze – pritej të lëshohej nga spitali sot.

Një infermiere tha për Le Parisien: “Po, ai është nën shërbimin tim… dhe unë mund të ju siguroj se është me vetëdije”.

Pas aksidentit, gjendja e Schumacherit u stabilizua pasi ai u vendos në një komë të induktuar nga ilaçet, nga e cila ishte zgjuar më vonë.

Që nga shatori i vitit 2014, ai ka qenë duke marrë kujdes të veçantë nga një specialist në shtëpinë e tij në Laussanne të Zvicrës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!