Lajme të këqija për Milanin

09:23 | 24 Tetor 2019

Milanit nuk po i ecën mirë edhe jashtë fushës.

Të ardhurat komerciale për katër vite të këtij ekipi kanë rënë me 25 milionë euro, përcjell ORAinfo.

Në katër vitet e fundit, AC Milan ka parë që të ardhurat e tyre komerciale të shkojnë nga 82.7 milionë euro në 56.9 milionë, që është një rënie prej 25 milionë.

Sigurisht, kjo nuk është një shenjë e mirë për kuqezinjtë, të cilët pak a shumë kanë qenë në rënie të lirë vitet e fundit.

Sidoqoftë, pronarët amerikanë Elliott Management raportohet se e kanë pritur që kjo rënie të ndodh. /ORAinfo/

Komento: