Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e dini vendndodhjen e këtij personi

12:21 | 06 Dhjetor 2021

Thirrni menjëherë policinë nëse e dini vendndodhjen e këtij personi.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Egzon Sheqirin nga Prishtina.

Policia njofton se 24-vjeçari po kërkohet për veprën penale “grabitje në tentativë”.

I dyshuari kërkohet nga hetimet rajonale të policisë në Prizren.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij ta lajmërojë Policinë e Kosovës.

Komento: