LAJMI I FUNDIT: Ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen me Malin e Zi

14:32 | 01 Tetor 2019

Kosova vazhdon të ëndërrojë për Kampionatin Evropian 2020, teksa këtë muaj ka një test të vështirë.

‘Dardanët’ do përballen me Malin e Zi në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’, më 14 tetor.

Interesimi vazhdon të jetë i madh për këtë ndeshje nga të gjithë futbolldashësit, derisa tashmë është konfirmuar data dhe ora e saktë se kur dalin biletat në shitje për ndeshjen me malazezët.

Uebsajti që përkujdeset për shitjen e biletave ‘’tiks.app’’ nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruajtur se biletat do dalin në shitje më 7 tetor në orën 16:00.

”Biletat e ndeshjes Kosova V Mali I Zi do te dalin ne shitje online me 07.10.2019 ne oren 16:00. Suksese”, shkruhet në njoftimin e ”tiks.app”.

Komento: