Lamtumirë Bayern, Muller befason me ekipin e ri

18:52 | 24 Tetor 2019

Manchester United po planifikojnë të përforcohen në fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit.

“Djajtë e Kuq” e kanë nisur në mënyrë të zbehtë sezonin e ri dhe përforcimet janë më se të nevojshme.

Sipas tabloidit gjerman “Bild”, klubi anglez ia ka vënë syrin sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller.

Sulmuesi gjerman e ka shprehur dëshirën e largimit nga “Allianz Arena”, ku nuk po gjen hapësira të mjaftueshme.

Ai nuk e ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshje në Bundesliga këtë sezon me Bayernin.

Ndërkohë, objektiv i “Djajve të Kuq” është edhe sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic.

Komento: