Lamtumirë Chelsea, Giroud transferohet të gjiganti gjerman

14:35 | 15 Nëntor 2019

Olivier Giroud gjatë janarit pritet të largohet nga Chelsea.

Pas Interit e Lyonit, edhe Borussia Dortmundi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit francez Olivier Giroud, i cili pritet të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjellë “Daily Mirror” të premten.

Te Dortmundi, e shohin Giroudin si përforcim të duhur, duke u bazuar në përvojën e tij në Premier League.

Chelsea është e gatshme ta liroj Giroudin nëse merr një ofertë prej shtatë milionë eurosh, duke patur parasysh se francezi ka kontratë me ekipin londinez deri në fund të këtij edicioni.

33-vjeçari, këtë edicion ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje te Chelsea kurse karrierë në Angli ka bërë edhe te Arsenali. Ai ka edhe 94 ndeshje e 37 gola me Francën.

Komento: