Lamtumirë Granit Xhaka, Arsenali gjen zëvendësuesin

12:49 | 21 Nëntor 2019

Arsenali e gjen zëvendësuesin e Granit Xhakës.

Drejtuesit e Arsenalit janë duke e vëzhguar nga afër yllin e Hungarisë dhe Red Bull Salzburgut, Dominik Szoboszlai, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të Granit Xhakës.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Xhaka ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për Arsenalin që prej se iu mor shiriti i kapitenit për shkak të zënkës me tiofzët e klubit, gjatë barazimit 2:2 me Crystal Palace më 27 tetor, transmeton Gazeta Express.

Sipas Futboll Insider, Arsenali e sheh mesfushorin si lojtar ideal për ta zëvendësuar Xhakën.

Klubi londinez dërgoi skautë për ta përcjellë Szoboszlain gjatë një ndeshje të ekipit kombëtar të Hungarisë të martën kundër Uellsit.

Arsenali kishte tentuar ta blinte atë nga Salzburgu gjatë verës, por kishte dështuar.

Szoboszalai, 19 vjeç, vlerësohet si ndër mesfushorët me të ardhmen më të ndritur në Evropë.

Komento: