Lamtumirë Milan! Borini prezanton skuadrën e re

19:59 | 19 Nëntor 2019

Sulmuesi i Milanit, Fabio Borini ka marrë një ofertë për t’u bashkuar me Torino përpara afatit kalimtar të janarit .

28-vjeçari pritet të largohet nga San Siro kur të hapet tregu, pasi që nuk po gjen hapësirë te rossonerët,përcjell ORAinfo.

Borini, i cili kaloi kohë në Premier League si në Liverpool ashtu edhe në Sunderland, ka paraqitur vetëm në dy ndeshje të Serie A për Milanin këtë sezon./ORAinfo/

Komento: