Lamtumirë Pochettino!

18:12 | 19 Nëntor 2019

Largimi i Mauricio Pochettino nga Tottenham tani është çështje e kryer, pasi që ekipi anglez tashmë konsideron zëvendësimet për të, raporton Mail.

Argjentinasi ka luftuar që skuadra e tij të performojë në një bazë të qëndrueshme këtë sezon, me klubin që aktualisht ka rënë në vendin e 14-të në Premier League dhe pa një fitore të jashtme që nga janari, përcjell ORAinfo.

Bisedimet private për një largim të mundshëm besohet se kanë ndodhur tashmë, me Eddie Howe, Julian Nagelsmann dhe Carlo Ancelotti konsideruar si zëvendësime të mundshme./ORAinfo/

Komento: