
Bale duket se ditët në Real Madrid i ka të numëruara.
Anësori i Real Madridit nuk është stërvitur dhe ka udhëtuar të hënën në mëngjes për në Londër me lejen e Zinedine Zidane dhe të klubit, raportojnë AS e MARCA.
Bale ne aeroportin e Madridit të hënën në mëngjes, duke udhëtuar për Londër
Por, sipas ‘Jugones’, Bale ka udhëtuar për në Londër për t’u takuar me agjentin e tij, Jonathan Barnett.
Manchester United dhe Tottenham janë duke u interesuar për 30-vjeçarin që nuk është i lumtur në Madrid me Zidanin, ky i fundit gjatë verës veçse kishte thënë: “Për të mirën e lojtarit dhe klubit, Bale duhet të largohet”.

Edhe pse mediat tjera raportojnë se për arsye private Bale është larguar të hënën nga Madrid, ‘Jugones’ nga burime të sigurta mëson se lojtari do të takohet me agjentin e tij për të zgjidhur sa më parë të ardhmen dhe nuk përjashtohet mundësia që në janar të ndërrojë skuadër.
Këto ditë është bërë zhurmë e madhe në Madrid, sërish për Bale, pasi 30-vjeçari nuk e ka lejuar klubin të publikojë raportin mjekësor dhe të tregojë shkallën e dëmtimit që pësoi me Uellsin.