‘Lamtumirë’ Real Madrid, ylli i madh po largohet nga klubi

17:48 | 31 Tetor 2019

Luka Modric i ka ditët e numëruara në klubin madrilien

Ai është i vendosur të largohet nga Real Madrid në janar, me ‘Los Blancos’ që do të pranojnë një ofertë rreth 10 milionë euro për yllin kroat.

34 vjeçari nuk është më lojtari i preferuar nga Zinedine Zidane, që këtë sezon po i jep hapësirë të riut Valverde.

Qëndrimi në stol ka bërë që Modric ta mendojë seriozisht largimin, dhe një gjë të tillë do ta kërkojë që në janar.

‘Calciomercato’ raporton se Real Madrid do të pranonte një ofertë prej 10 milionë euro për 34 vjeçarin, përcjell lajmi.

E ardhmja e Modric mund të jetë në Serie A, ku pëlqehet nga të dy skuadrat e Milanos, Milan dhe Inter.

Fituesi i Topit të Artë është kërkuar me ngul nga Interi në verën e vitit 2018, por Florentino Perez kishte refuzuar shitjen e tillë.

Komento: