Lamtumirë Roma, Dzeko në janar transferohet të gjiganti evropian

22:47 | 20 Nëntor 2019

Edin Dzeko pritet të largohet nga Roma gjatë janarit.

Manchester Unitedi po mendon të bëjë ofertë për ta transferuar sulmuesin boshnjak Edin Dzeko nga Roma në afatin kalimtar të janarit, raportoi “ESPN” të mërkurën.

Kryetrajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, po insiston të marrë një golashënues në afatin e janarit, pasi që u larguan Romelu Lukaku e Alexis Sanchez në afatin kalimtar të verës.

Ai ka kthyer sytë nga ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, ndërsa është ftohur interesimi për kroatin e Juventusit, Mario Mangjukiq.

33-vjeçari boshnjak, këtë stinor ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy tjerë në 15 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2022.

Te City kishte luajtur nga janari i vitit 2011 deri në verën e vitit 2015, duke fituar dy herë Premier Leaguen, një herë FA Cup dhe një herë League Cup.

Komento: