Laporta me deklaratë interesante kur pyetet për transferimin e Haaland!

18:04 | 03 Janar 2022

“Të gjithë lojtarët e mëdhenj mendojnë të transferohen te Barcelona”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e nënshkrimit me yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Komplikimet financiare të katalanasve janë të dukshme, por kjo nuk i ka penguar ata që të nënshkruajnë me Ferran Torres këtë janar, me Alvaro Morata që ka të ngjarë të pasojë menjëherë. Tani, tifozët e Barcelonës mund të vazhdojnë të ëndërrojnë të zbarkojnë norvegjezin.

“Të gjithë lojtarët e mëdhenj mendojnë të bashkohen me Barcelonën. Ne jemi ende një pikë referimi në tregun e transferimeve”, tha Laporta kur u pyet për shanset e ardhjes së Haaland verën e ardhshme.

“Nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Nuk na sjell dobi në asnjë mënyrë, sepse vlera e tyre rritet. Ne po kërkojmë të përforcohemi aty ku dëshiron trajneri. Barcelona është një referencë në tregun e transferimeve. Ne po punojmë për të përmirësuar skuadrën dhe së shpejti do të shohim rigjallërimin e Barcelonës”, deklaroi Laporta.

Komento: