Largimi i Coutinhos, çka do të ndodh me Ferran Torres?

11:46 | 07 Janar 2022

A mund ta regjistrojë Barcelona Ferran Torres pas largimit të Coutinho?

Barcelona vazhdon të ketë telashe me Ferran Torres.

Barca dhe Manchester City mbyllnin marrëveshjen për Ferran Torres gjatë javës së kaluar, por lojtari akoma nuk është regjistruar si lojtar i Barcës.

Hapësira e vogël për paga ka bërë të pamundur që lojtari t’i shtohet listës së obligimeve. Kështu, Barca ka filluar spastrimin e skuadrës dhe sot njoftoi se Philippe Coutinho i bashkohet Aston Villas në formë huazimi.

Rac1 raporton se përkundër kësaj lëvizje, Ferran Torres nuk mund të regjistrohet, përcjell lajmi.

Katalanët thuhet se duhet të bëjnë largime të tjera për të siguruar hapësirë të mjaftueshme në paga, për Ferran Torres.

Në anën tjetër, ka raportime të tjera që thonë se Barca mund ta regjistrojë lojtarin edhe me këtë hapësirë të krijuar nga Coutinho.

Është Gerard Romero një nga ata që mbështetë këtë situatë. Gjithçka vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Komento: