Largohen shiritat e policisë nga oborri i Klinikës Infektive

13:16 | 05 Korrik 2020

Polica ka larguar shiritat nga oborri i Klinikës Infektive.

Policia e Kosovës ka larguar shiritat që ishin vendosur për të rrethuar oborrin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton Express

Që nga mëngjesi I sotëm, oborri I Infektives ka qenë i rrethuar me shirita të policisë, për të ndaluar hyrje-daljet e personave të paautorizuar.

Përveç policisë, në hapësirat e QKUK-së kanë qëndruar edhe prokurori dhe hetuesit.

Ndërkohë atje ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj nuk e ka folur asnjë fjalë për ngjarjet e fundit në QKUK. Ai ka thënë se më vonë do të deklarohet.

Brenda 24 orëve të fundit, në QKUK kanë vdekur 12 pacientë të infektuar me virusin COVID-19.

Komento: