Largohet Maradona, merr vendimin e papritur

20:53 | 19 Nëntor 2019

Maradona është larguar nga posti i trajnerit.

Diego Maradona është larguar si trajneri i ekipit argjentinas, Gimnasia pas vetëm dy muajsh në krye.

59 vjeçari është larguar nga posti i tij, pasi vendosi të mos stërviste të martën, konfirmoi presidenti i klubit, Gabriel Pellegrino.

Ish-lojtari legjendar u tha se po mendonte të largohej nga klubi i Superligës pas vendimit të presidentit për të mos kandiduar për rizgjedhje.

“Maradona pushoi së punuari sot. Ai nuk është më menaxheri i Gimnasia. Ai do të dëshironte të qëndronte, por ajo që dëshiron është uniteti“, tha Pellegrino.

Komento: