LDK del për të festuar, Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama parakalojnë në sheshin e Prishtinës

22:34 | 14 Nëntor 2021

Lumir Abdixhiku e Përparim Rama parakalojnë në sheshin e Prishtinës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama janë parë duke parakaluar në sheshin kryesor të kryeqytetit përkrah simpatizantëve të shumtë raporton Gazeta Express.

Përparim Rama ka fituar zgjedhjet në balotazh kundrejt Arben Vitisë së Vetëvendosjes.

Rama mori 40 mijë e 658 vota, ose 51,07% të votave. Ndërkohë që Arben Vitia i VV-së mori 38 mijë e 958 vota, apo 48.93% të votave.

Rama pas fitores , ka folur në konferencë për media ku ka deklaruar se do të jetë kryetar i të gjithëve.

Komento: