Leao merr një lajm shumë të keq

14:24 | 24 Janar 2022

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, duhet t’ia paguajë ish-klubit të tij, Sportingut 16.5 milionë euro për prishjen e kontratës në vitin 2018.

Fillimisht Gjykata e Arbitrazhit Sportiv urdhëroi Leaon të paguajë këtë shifër në mars të vitit 2018, kurse tani vendimi është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Leoa kishte prishur kontratën me Sportingun pas sulmit që tifozët i kishin bërë lojtarëve në shenjë zemërimi që nuk ia dolën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Por, Sportingu e kishte paditur futbollistin duke thënë se nuk e kishin dhënë dritën jeshile për largimin e tij.

Klubi portugez kishte kërkuar 40 milionë euro aq sa vlente klauzola e lojtarit, gjë e cila nuk është aprovuar.

Leoa kishte kaluar te Lille si lojtar i lirë, kurse më pas u transferua te Milani për 23 milionë euro.

Ai po shkëlqen këtë sezon te skuadra italiane.

Me këtë rast nuk i përfshirë Milani. Ndërkohë Leago mund të ankohet sërish.

Komento: