
Learta Jakupi, vazhdon të jetë nusja më e komentuar e show-bizzit.
Që kur ajo u bë pjesë e familjes së madhe të këngëtares së njohur, Shyhrete Behlulit, Learta gjithmonë ka qenë pjesë e vëmendjes së mediave rozë, shkruan ORAinfo.
Ani pse është nënë e dy fëmijëve, Learta vazhdon të jetë një grua tejet aktive dhe shpeshherë udhëton edhe në Evropë.
Së fundmi ajo është parë në Zvicër, e shoqëruar me burrin e saj Kushtrimin.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e Kushtrimit.
E në këtë imazh Learta nuk është përmbajtur duke i dhuruar një puthje plotë pasion në faqe.
Kaq të lumtur po duken ata pranë njëri – tjetrit. /ORAinfo/

