Learta poston për herë të parë ‘talentin’ e Matinit

22:10 | 18 Dhjetor 2018

Learta Jakupi dhe burri i saj Kushtrimi, krahas angazhimeve në profesionet e tyre, nuk hezitojnë që pjesën më të madhe të kohës së tyre t’ia kushtojnë djalit të tyre, Matinit.

Meqë është shumë aktive më rrjetet sociale, reja e Shyhretes, pothuajse çdo detaj të jetës së saj private e publike e ndan me ndjekësit e saj.

E sot, Learta ka psotuar një video të Matinit, në të cilin ai shihet duke luajtur me bateri, e që na bën të mendojmë se ndoshta edhe ai mund ta ndjek profesionin e gjyshes së tij./ORAinfo/

Komento: