Ledjana, një kopje e Kim Kardashian në paraqitjen e fundit

15:46 | 12 Qershor 2021

Lediana shndërrohet në kopje të Kim Kardashian në paraqitjen e fundit.

Lediana Prenga që prej daljes nga “Përputhen” ka eksperimentuar shumë me dukjen, shkruan lajmi.

Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi, në të cilat shfaqet me flokë bjonde dhe mahniti me dukjen.

E kuruar deri në detaje me grim, Lediana ishte shndërruar në një kopje të yllit televiziv Kim Kardashian.

Ndryshe, emri i Ledianës u bë i njohur për publikun që nga pjesëmarrja në “Përputhen”.

“Mos e prano kurre dike qe kur eshte shkeput e ka gjet veten me dikend tjeter”, është mbishkrimi që ajo ia la fotos.

Ajo doli nga programi si çift me Mevlan Shabën, por prishën raportet sapo u larguan nga ai emision.

Komento: