Legjenda e Milanit me fjalë të mëdha për Ibrahimovic

21:48 | 07 Shkurt 2020

Ish-futbollisti i Milanit me fjalë të mëdha për Ibrahimovic.

Pippo Inzaghi ka dhënë disa komente para derbit të Milanos, por ka folur veçanërisht edhe për Zlatan Ibrahimovic.

Legjenda e Milan, Inzaghi, beson se Ibrahimovic është një lojtar i madh për skuadrën ‘Rossoneri’, dhe është i mendimit që lojtari duhet të ndryshojë numrin e fanellës.

Italian mendon se yllit suedez duhet dhënë numrin 9 në fanellë, që ai t’i jap fund mallkimit.

“Nëse dikush i Milan shënon gol me numrin 9 në fanellë, atëherë jam i lumtur. Kështu që, t’i japim fund këtij mallkimi” ka thënë Inzaghi, transmeton lajmi.net.

“Nuk është veprim i duhur të pensionohet numri 9, sepse dikush duhet gjithmonë ta ketë atë, por shpresoj që Ibra – nëse qëndron – vendos ta ketë atë numër, sepse ai ka karakterin e duhur për të bartur atë” ka shtuar Pippo.

Para se Ibra të afrohej te Milan në janar, ishte Krzysztof Piatek ai që mbante fanellën me numër 9. Së fundmi, lojtari ka kaluar te Hertha Berlin.

Komento: