Lëndimi i Hazard, mjekët tregojnë sa pritet të mungojë

17:26 | 27 Nëntor 2019

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard u detyruar të lë fushën në barazimin 2-2 të skuadrës spanjolle kundër Paris Saint Germain mbrëmë në Champions League.

Ai u lëndua në minuan e 69-të të takimit pas një ndërhyre nga lojtari kundërshtar.

Lojtari u shfaq duke çaluar derisa u bë zëvendësimi i tij, përcjell ORAinfo.

Ekzaminimet mjekësore këtë mëngjes kanë treguar që Hazard ka pësuar një lëndim në pjesën e jashtme të këmbës së tij të djathtë, një dëmtim që do ta lë jashtë fushës për të paktën dhjetë ditë.

Sidoqoftë, Los Blancos nuk janë shumë të shqetësuar pasi ai duhet të jetë i aftë për El Clasico kundër Barcelona e cila do të luhet me 18 dhjetor.

Ndeshjet që Hazard ka të ngjarë të humbasë përfshijnë një udhëtim jashtë në Alavés dhe një lojë në shtëpi kundër Espanyol. /ORAinfo/

Komento: