Lëndimi i Ousmane Dembele, Barcelona del me njoftim zyrtar

14:52 | 06 Shkurt 2020

Barcelona bën njoftim zyrtar për Ousmane Dembele.

Ylli francez javën e kaluar pësoi një lëndim të ri, derisa po stërvitej për t’u rikuperuar nga lëndimi i mëparshëm.

Klubi katalan kishte bërë të ditur se Dembele do të humbiste pjesën tjetër të sezonit, duke i detyruar të ndërhyjnë për të kërkuar një zëvendësues, edhe pse jashtë afatit kalimtar.

Në njoftim e lëshuar sot, bëhet e ditur se operimi i Dembele do të bëhet më 11 shkurt, në Finaldë, përcjell lajmi.

Barcelona po përballet me shumë lëndime në këtë fazë, ku ka humbur edhe Luis Suarez.

Komento: