Lëndimi në El Clasico, mësohet sa do të mungojë Sergio Ramos

18:16 | 19 Dhjetor 2019

Sergio Ramos është lënduar gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Barcelonës.

Kapiteni i Real Madridit u largua nga Camp Nou me këmbën e lënduar andaj ka shumë raportime që këtë të dielë të mungojë në ndeshjen kundër Athletico Bilbao.

Mirëpo në orët e ardhshme do të dihet në detaje për lëndimin e tij dhe do të konfirmohet se a do të jetë në gjendje të luaj në ndeshjen e ardhshme që do të jetë mjaftë e rëndësishme për shkak që Real Madridi ka pikë të barabarta me Barcelonën.

Nëse Ramos do të mungojë do të jetë një mungesë e madhe për Realin mirëpo Zidane mund ta ketë Miltaon si opsion.

Komento: