Lëndohen tre përsona nga të shtënat me armë në Mitrovicë

09:12 | 30 Nëntor 2021

Tre të lënduar nga të shtënat me armë në Mitrovicë.

Mbrëmjen e së hënës në Veri të Mitrovicës ka pasur të shtëna me armë, si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Një përleshje ndërmjet disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të së hënës në Mitrovicë. Aty janë përdorur edhe armët e zjarrit.

Si pasojë, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Dy nga ta kanë marrë plagë në këmbë, nga arma.

Lidhur me rastin disa persona janë shoqëruar për në stacionin policor.

Lajmin për KlanKosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

Komento: