Lëndohet Shkodran Mustafi, detyrohet të largohet nga loja

22:36 | 27 Janar 2020

Shkodran Mustafi ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Bournemouth.

Në kuadër të Kupës FA, mbrojtësi me prejardhje shqiptare ishte titullar për Arsenal, kundër Bournemouth.

Ishte minuta e 60’ kur Mustafi pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, për ta pasur të pamundur vazhdimin e ndeshjes, përcjell lajmi.

Mustafi nuk ishte në gjendje që të ngritej në këmbë, dhe nga fusha u largua me ndihmën e mjekëve.

Vendin e mbrojtësit e zuri Rob Holding.

Komento: