Lëvizje te Barcelona, Dembele niset për Katar

10:13 | 02 Dhjetor 2019

Barcelona ka konfirmuar se Ousmane Dembele do të udhëtojë në Katar për një periudhë rehabilitimi në dëmtimin e kofshës së tij.

Futbollisti francez u lëndua ndaj ish-klubit të tij Borussia Dortmund, dhe ai që atëherë është konfirmuar se do të jetë jashtë për dhjetë javë, përcjell ORAinfo.

Dembele ka luftuar me lëndime deri më tani këtë sezon, dhe klubi ka shpresë se ai mund t’i përgjigjet mirë trajtimit në klinikën e tyre të caktuar në Katar, ashtu siç bëri Samuel Umtiti në fundin e sezonit të kaluar.

Ekipi mjekësor i Barcelonës do të mbikëqyrë trajtimin, në Spitalin Aspetar në Doha, me një rikthim të pritur në Spanjë të parashikuar në mes të dhjetorit./ORAinfo/

Komento: