Lëvizje të papritura, Milan gjen trajnerin e ri

17:00 | 27 Nëntor 2019

Trajneri gjerman Ralf Rangnick, i cili së fundmi ishte në krye të RB Leipzig, potencialisht mund të bashkohet në Milano sezonin e ardhshëm pasi menaxheri i klubit mund ta shkarkojë trajnerin.

Raporti detajon se si kuqezinjtë janë shumë të impresionuar nga CV-ja e Rangnick dhe puna e tij e tanishme si shef sporti dhe zhvillimi në Red Bull GmbH, kompani që zotëron të gjitha ekipet e Red Bull nga New York në Salzburg dhe Leipzig,përcjell ORAinfo.

Pronarët e kuqezinjve, Elliot Group, janë jashtëzakonisht të impresionuar nga ai dhe mund të tundohen ta sjellin atë gjatë verës së ardhshme për të qenë një trajner dhe menaxher i klubit, megjithëse për momentin është vetëm një ide.

Për më tepër, duke marrë parasysh ambiciet e tij dhe preferencën e tij për të pasur kontroll mbi transferimet, ai ka të ngjarë të përplaset me Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini, dy legjendat e klubit kuqezinj që aktualisht punojnë si menaxherë në këtë klub./ORAinfo/

Komento: