
Lajm që i befasoi të gjithë: Franck Kessie u përjashtua nga lista e lojtarëve të thirrur nga Stefano Pioli për ndeshjen e AC Milan kundër Juventas nesër.
Mesfushori është shfaqur vonë në një nga seancat e fundit të stërvitjes në Milano. Një mungesë respekti që nuk u tolerua nga Pioli, aq shumë sa trajneri do të kishte një argument me lojtarin,përcjell ORAinfo.

Ish-menaxheri i Fiorentina dhe Inter vendosi që qëndrimi i Kessie nuk ishte i përshtatshëm për përgatitjen e një sfide delikate si ajo kundër Juventusit të Maurizio Sarri, përveç një mungese të pretenduar të shkëlqimit fizik dhe mendor./ORAinfo/