
Marcello Lippi pretendon se Max Allegri është zgjidhja më e mirë për Manchester United .
Allegri është shfaqur si një pretendent i papritur për vendin e lirë të Bayern Munich, por Lippi beson se duhet të presë për United, përcjell ORAinfo.

“Allegri do të ishte mirë kudo dhe si një admirues i shkëlqyeshëm i klubit anglez unë do të isha i lumtur ta shikoja atë të merrte përsipër”, tha 71-vjeçari për Daily Mail.
“Manchester United është historia e futbollit anglez. Kanë kaluar vite të errëta, por klubi është fantastik, nga prapaskena te lojtarët, të gjithë mund të thonë se çfarë do të thotë të luash në Old Trafford.
“Para së gjithash, mendoj se Solskjaer ishte një sulmues i jashtëzakonshëm dhe një trajner i mirë. Për Allegrin, unë e konsideroj atë një profesionist shembullor që ka stilin e Juventusit në gjakun e tij.
“Miqësia ime e thellë me [Sir Alex] Ferguson më lejon të them se ai do të ishte zgjidhja më e mirë për United.
“Allegri studion anglisht dhe është perfekt për stilin britanik. Ai është i përgatitur dhe mendjemprehtë. Ai e lexon lojën me lehtësi të madhe”, ka thënë Lippi./ORAinfo/