Lirohen nga spitali dy të mbijetuar nga aksidenti në Bullgari

16:48 | 29 Nëntor 2021

Dy të mbijetuar nga aksidenti në Bullgari lirohen nga spitali.

Dy të mbijetuar nga aksidenti i javës së kaluar në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, sot do të lirohen për mjekim shtëpiak, ndërsa katër të mbijetuar e tjerë, janë duke u transportuar nga Sofja për në Shkup, raporton Alsat.

Dy pacientët që janë liruar për mjekim shtëpiak, ishin shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup.

Nga katër të mbijetuarit tjerë, tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut, do të ndalohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ndërsa Lulzim Sulejmani shtetas i Serbisë do të transferohet në Preshevë.

Sipas raportit mjekësor të gjithë ata që janë në spital, ndihen mirë. Edhe pacienti i operuar ka filluar të lëvizë tha Filipçe.

Në aksidentin e autobusit që ndodhi mëngjesin e hershëm më 23 nëntor në autostradën “Struma” kanë humbur jetën 45 shtetas të Maqedonisë, ndërsa 7 janë lënduar.

Komento: