Lista e lojtarëve të Barcelonës për Ligën e Kampionëve, bën pjesë edhe shqiptari i njohur

00:05 | 04 Shkurt 2020

Edhe lojtari shqiptar është pjesë e lojtarëve të Barcelonës për Ligën e Kampionëve.

Rei Manaj, futbollisti shqiptar është në listën e lojtarëve të regjistruar për Ligën e Kampionëve.

Sipas Marca, Kike Saverio, Sergio Akieme dhe Rei Manaj janë futbollistët e rinj të Barcelonës që janë pjesë e kësaj liste.

Për futbollistin shqiptar ky është një sukses mjaftë i madh, pasi që në këtë list mund të përfshihen maksimalisht 25 lojtar, dhe Manaj të jetë njëri nga ta është me të vërtet një lajm i mirë.

Kështu lojtarët që janë pjesë e kësaj liste mund të luajnë pa problem në Ligën e Kampionëve.

22 vjeçari u transferua te Barcelona nga Albacete dhe po ashtu mori pjesë në disa stërvitje së bashku me ekipin e parë të Barcelonës.

Komento: