Liverpool futet në garë për super lojtarin

21:18 | 16 Korrik 2021

Edhe Liverpool është futur në garë për Houssem Aouar, mesfushor 23-vjeçar i Lyon.

Siç ka bërë të ditur ESPN, Të Kuqtë duket se i janë bashkuar Manchester United, Tottenham dhe Arsenal, gjithashtu shumë të interesuar për lojtarin e Lyon, i cili duhet të largohet nga Franca këtë verë.

Plani i Të Kuqve mund të komplikohet nga marrëdhënia jo shumë e mirë mes dy klubeve, të cilët nuk arritën të binin dakord për transferimin e Fekir te Liverpool.

Komento: