Liverpool gati për të paguar 100 milionë për yllin e madh

22:08 | 25 Tetor 2019

Ai, është njëri ndër futbollistët më të kërkuar.

Jadon Sancho është një nga lojtarët më të mirë të Dortmund. Talenti anglez prej dy sezonesh ka spikatur në Bundesligën gjermane dhe tashmë kërkohet nga shumë skuadra të mëdha në Europë.

Siç raporton “Sun” në Angli, Liverpul po mendon seriozisht për firmosur me Sanchon dhe gati 110 milionë euro për Dortmundin që të heqi dorë nga talenti I tij.

Pas tij janë edhe dy ekipet e Manchesterit, por që deri më tani nuk kanë bërë ende asnjë ofertë. Në merkaton e verës pritet të jetë një ankand I vërtetë për Sanchon me Dormtund që ”fërkon” duart pasi kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e 19-vjeçarit.

Komento: