Liverpool merr lajmin e keq, gjashtë javë pa yllin e madh

23:53 | 28 Tetor 2019

Lajm i keq për Liverpoolin.

Liverpool festoi këtë vikend për fitoren e shënuar kundër Tottenham, por sot ata kanë marrë një lajm aspak të mirë.

Bëhet fjalë për qendër mbrojtësin e skuadrës, Joel Matip, i cili do t’i mungojë skuadrës për rreth gjashtë javë, transmeton lajmi.

Matip ka pësuar një dëmtim në gju dhe vështirë se do të rikuperohet nga ky dëmtim më herët sesa para gjashtë javëve.

Besohet se vendin e mbrojtësit do ta zë kroati Dejan Lovren, i cili nuk ka qenë zgjedhja e parë për Klopp këtë edicion. Në listë është edhe Joe Gomez.

Komento: