Liverpool “prek” finalen e Kupës së Botës për klube

20:36 | 18 Dhjetor 2019

Liverpool, nuk e ka pasur edhe aq lehtë ta mposhtë Monterreyn.

The Reds kanë arritur me shumë mund të ta mposhtin në gjysmëfinale Monterreyn me rezultat 1-2.

Liverpooli, fillimisht kaloi në epërsi me anë të Naby Keitat me golin e shënuar në minutën e 12-të nga një asistim i Mohamed Salah.

Por, dy minuta më vonë, Moterrey e barazoi rezultatin në 1-1 me golin e shënuar nga Rogelio Funes.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, derisa në të dytën skuadra angleze tregoi forcën e saj.

Liverpooli vazhdoi me aksione të njëpasnjëshme ndaj Monterreyt, por momenti më vendimtar i takimit erdhi në minutën e 90+1.

Roberto Firmon shënoi golin e fitores me një asistim fantastik Trent Alexander-Arnold.

Liverpooli tani në finale do të luajë me Flamengon që e mposhti Al Hilalin me rezultat 3-1.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri luajti në këtë takim për 68 minuta dhe pati një paraqitje tejet të mirë.

Komento: