Lojtari i Milanit nesër i kryen testet mjekësore të Lazio

09:55 | 25 Gusht 2020

Pepe Reina do të kthehet në Serie A.

Pepe Reina është në prag të transferimit në Lazio.

Pas përvojave në sezonin e kaluar në Milan dhe Aston Villa, spanjolli do të kalojë në Romë ku do ta sfidojë Thomas Strakoshën për fanellën e titullarit, raporton Gianluca di Marzio, transmeton lajmi.

Reina nesër do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore me Lazion para se t’i bashkohet skuadrës nga Stadio Olimpico.

Reina do të sjellë përvojë te skuadra e Lazios duke u rikthyer në Serie A pas aventurave në Napoli dhe Milan, derisa ka veshur edhe fanellat e Barcelonës, Liverpoolit e Bayern Munichut.

Komento: