
Alexis Saelemaekers është lojtar i ri i Milanit.
Ish anëtari i Anderlecht, Alexis Saelemaekers ka thënë se ndjenë ‘flutura në bark’ vetëm kur mendon për debutimin me Milan.
Lojtari belg gjithashtu ka bërë të ditur se Zlatan Ibrahimovic është një lojtar që e inspiron atë për t’u përmirësuar më shumë.
“Besoj se ky është një klub i madh dhe secili lojtar ëndërron të luajë në një klub të këtij kalibri dhe jam i kënaqur të jem pjesë e këtij projekti. Është nder i madh” ka thënë fillimisht lojtari.

“Mendoj se Zlatan Ibrahimovic është një lojtar inspirues. Mentaliteti i tij është i mrekullueshëm. Unë shikoj atë.”
“Mendoj se të luaj në ‘San Siro’ do të jetë moment i bukur për mua. Vetëm mendimi se do të zbres në atë fushë para gjithë atyre tifozëve më jep ‘flutura në bark’” ka thënë Saelemaekers, transmeton lajmi.
20 vjeçari kaloi te Milan gjatë merkatos së janarit, në formë huazimi, me obligim për blerje që Milanit do t’i kushtojë 7 milionë euro, plus bonuset.