Lojtari më i paguar në Manchester United

10:38 | 24 Nëntor 2019

Lojtarët më të paguar në Manchester United.

Është zbuluar lista e pagave të lojtarëve të Manchester United.

Portieri spanjoll, David de Gea, është lojtari që paguhet më së shumti në skuadrën e Manchester United.

Sigurisht, në pozitën e dytë është Alexis Sanchez, që aktualisht luan me skuadrën e Inter, e ai përcillet nga Paul Pogba, që mban pozitën e tretë.

De Gea paguhet 18.2 milionë funte në vit – respektivisht, 350 mijë funte në javë.

Alexis Sanchez fiton po ashtu 18.2 milionë funte në vit, kurse pagën javore tashmë e merr tek Inter.

Pogba është lojtari i tretë me fitimet më të mëdha, me 15 milionë funte në vit, dhe 290 mijë funte për javë.

Më poshtë lajmi ua përcjell listën e plotë të pagave të lojtarëve të Manchester United.

Komento: