Lojtri i Interit e ‘qon në qiell’ Ibrahimoviçin para derbit

15:21 | 04 Shkurt 2020

Milan dhe Inter do të luajnë këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.

Ylli i Interit, Romelu Lukaku, e ka zbuluar dashurinë e tij të madhe për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovicit, para derbit të kësaj fundjave.

Zlatan Ibrahimovic dhe sulmuesi belg i Interit kishin luajtur bashkë për Manchester Unitedit për pak kohë, para se suedezi ta vazhdonte karrierën në ligën amerikane me Los Angeles Galaxy, transmeton express.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Suedisë, që është pensionuar që një kohë nga futbolli i ekipeve kombëtare, u kthye në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit. Në derbin e parë të qytetit kundër Interit, Derby della Madonnina, që nga kthimi i tij, ai do të përballet me një shok të vjetër.

Lukaku i ka shënuar 16 gola në 22 ndeshje të zhvilluara për Interin këtë sezon, mirëpo ai ka zbuluar se Ibrahimovici i kishte dhënë gjithmonë këshilla atij gjatë kohës sa kishin qenë bashkë në Old Trafford.

“Ibra është një kampion, unë e respektoj atë. Në Manchester United, unë stërvitesha çdo ditë me të, kjo ishte gjëja më e bukur për mua. Do të jetë një ndjenjë e këndshme të luaj kundër tij. Ai është një kampion dhe profesionist i madh”, ka thënë Lukaku.

“Mendoj se është normale për të t’i bëjë këto gjëra edhe si 38-vjeçar. Ai punon shumë; gjithmonë më ofronte këshilla kur luanim bashkë në Manchester United. Ai është në një nivel me Ronaldon”.

Komento: