Loris Karisu bën gafen e radhës, shikojeni gabimin fatal që bëri mbrëmë në Europa League

08:58 | 20 Shtator 2019

Nuk kanë të ndalur gabimet nga ana e tij.

Loris Karius është i pandreqshëm, nuk i shmang dot gafat e rënda, si ato në finalen e Championsit të dy viteve më parë.

Ish-portieri i Liverpoolit, tashmë në radhët e Besiktasit në Turqi, mbrëmë u kofirmua “gardiani” i gabimeve qesharake.

Në sfidën e Europa Leagues kundër Slovan Bratislavës, e humbur 4-2, pas një daljeje të shëmtuar jo vetëm që nuk e goditi mirë topin më kokë, por rrëzoi edhe shokun e skuadrës, duke u dhënë mundësinë futbollistëve kundërshtarë të zhbllokonin rezultatin (realizoi Kolar).

Portierit gjerman, në mënyrë të përsëritur i shfaqen makthet e finales Real-Liverpool, ku ai mori protagonizmin me gafat e tij.

Ja momenti kur Karisu bën gabimin fatal…

Komento: