Lovren ia “terron” Milanit

17:27 | 22 Nëntor 2019

Lovren, gjatë verës ishte i kërkuar nga shumë skuadra, e së fundmi për të u interesuar shumë Milan.

Dejan Lovren pranon se ka konsideruar një largim nga Liverpool gjatë verës, por ishte i lumtur që filloi përsëri “nga zero” me ekipin drejt një triumfi të Ligës së Kampionëve me Reds,përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi kroat i ka thënë Sky Sports: “Kishte ndonjë interes me disa klube të tjera, por unë kam pasur një bisedë të mirë me menaxherin. Pas kësaj, vendimi ishte i lehtë, kështu që unë mbeta dhe mendoj se ne jemi në rrugën e duhur për të bërë diçka të madhe këtë sezon përsëri “, përfundoi ai./ORAinfo/

Komento: