Lovren – Milan, ky është lajmin i fundit nga Anglia

18:10 | 30 Tetor 2019

Dejan Lovren pritet të largohet në janar nga Liverpool.

Milani do të bëjë përpjekje të reja për ta transferuar mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren, pas lëndimit të Mattia Caldaras.

Caldara nuk ka luajtur futboll për Milanin pothuajse fare që prej se iu bashkua nga Juventusi në verën e 2018-es për 35 milionë euro. Ai është duke vuajtur nga lëndime të ndryshme në vitin e fundit, transmeton Express.

Lëndimet kanë bërë që ai t’i bëjë vetëm dy paraqitje për Milanin.

Tuttosport raporton se nëse Caldara nuk jep garanci për gjendjen fizike, Milani do ta kërkojë përsëri Lovrenin.

Kuqezinjtë u përpoqën ta transferojnë kroatin gjatë verës, në një garë me Romën, por në fund ai zgjodhi të qëndrojë në Liverpool.

Megjithatë, Lovren e ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Jurgen Klopp që prej sezonit të kaluar.

Komento: