Luis Enirque merr drejtimin e Kombëtares së madhe evropiane

13:30 | 19 Nëntor 2019

Luis Enirque merr drejtimin e Kombëtares së Spanjës.

Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se Luis Enrique do të jetë trajneri i Spanjës në EURO 2020.

I larguar nga drejtimi i skuadrës disa muaj më parë për shkak të problemeve shëndetësore që kishte vajza e tij, Enrique ka vendosur që të marrë sërish drejtimin e Spanjës.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga presidenti i Federatës spanjolle Luis Rubiales pak minuta më parë në konferencën për shtyp.

Në këtë mënyrë largohet trajneri aktual që arriti të çonte Spanjën në EURO 2020, Robert Moreno.

“Luis Enrique ka kërkuar të marrë drejtimin e skuadrës për të vijuar punën e lënë përgjysëm me skuadrën. Dëshironim që të mbylleshin eleminatoret dhe më pas të bënim zyrtare rikthimin e tij. Ka qenë vetë trajneri që ka kërkuar të vijojë punën”, është shprehur ndër të tjera presidenti Rubiales në konferencën për shtyp.

Komento: