Luis Suarez drejt Ligës Amerikane

21:50 | 06 Janar 2022

Koha e Luis Suarezit tek Atletico Madridi thuajse ka mbaruar.

Sulmuesi veteran ka pasur vështirësi këtë sezon, ndërsa ka shënuar tetë gola gjithsej.

Lajmi për largimin e Suarezit vjen në kohë të vështirë për skuadrën që sivjet nuk ka mundur ta gjejë ritmin e duhur.

Uruguaianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk është afër që ta vazhdojë atë, shkruajnë “Diario AS”.

34-vjeçari Suarez, megjithatë, pritet të largohet nga Atletico në verë, edhe pse që në fillim të janarit ka marrë oferta nga klubet amerikane. Në ligën MLS, Suarez pritet edhe ta përfundojë gjithë karrierën.

Komento: